Eko Higjiena

“INTERPLAST Trocal”, çon standardin kosovar në Gjermani: një projekt që dëshmon cilësinë dhe fuqinë prodhuese të kompanisë nga Gjilani

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Një projekt i realizuar në Gjermani po shërben si një tjetër dëshmi e rezultateve inkurajuese dhe standardit të lartë profesional të INTERPLAST Trocal, kompanisë nga Gjilani e cila ndër vite ka ndërtuar një emër të konsoliduar në industrinë e dyerve, dritareve, roletave dhe fasadave moderne. Në kuadër të këtij projekti, sistemet premium për dyer, dritare dhe roleta janë përzgjedhur dhe realizuar nga INTERPLAST Trocal, duke dëshmuar kapacitetin e kompanisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregjeve të zhvilluara evropiane.

Realizimi në Gjermani përfaqëson më shumë se një projekt të radhës. Ai është një kartëvizitë e punës, teknologjisë, precizitetit dhe standardeve të prodhimit që kompania nga Gjilani ka ndërtuar gjatë viteve. Për një ndërmarrje kosovare, prezenca në tregun gjerman dhe realizimi i projekteve sipas kërkesave të tij përbën një tregues të rëndësishëm të konkurrueshmërisë dhe besueshmërisë profesionale.

Pronari i INTERPLAST Trocal, Shaban Xhymshiti, e vlerëson projektin në Gjermani si një dëshmi konkrete të besimit që tregjet e zhvilluara po krijojnë ndaj prodhimit kosovar. “Kur besimi gjerman vjen te ne në Kosovë, kjo është një meritë e jona, e punës sonë dhe e standardit që kemi ndërtuar ndër vite”, shprehet Xhymshiti, duke theksuar se një projekt i tillë nuk është vetëm sukses biznesor, por edhe një vlerësim për profesionalizmin, teknologjinë dhe seriozitetin e kompanisë.

Sipas tij, besimi i partnerëve gjermanë është rezultat i një pune të gjatë dhe një mesazh i fuqishëm se edhe nga Kosova mund të prodhohet me standard, të konkurrohet në Evropë dhe të fitohet besimi i tregjeve më kërkuese ndërkombëtare.

Rrugëtimi i INTERPLAST Trocal ka nisur në vitin 2003, si një kompani e vogël me vetëm shtatë punëtorë. Nga kjo pikë fillestare, përmes një procesi të vazhdueshëm investimesh, pune dhe zgjerimi, kompania është shndërruar në një subjekt të rëndësishëm prodhues, me dhjetëra punëtorë dhe bashkëpunime ndërkombëtare në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij zhvillimi qëndron vizioni dhe puna shumëvjeçare e Shaban Xhymshitit, i cili e ka ndërtuar këtë rrugëtim përmes punës së vazhdueshme, investimit dhe përkushtimit. Evoluimi i kompanisë nga një biznes i vogël në një kompani me orientim ndërkombëtar është dëshmi se sipërmarrja e qëndrueshme kërkon kohë, këmbëngulje dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Sot, INTERPLAST Trocal nuk identifikohet vetëm me prodhimin e dyerve dhe dritareve. Investimet në teknologji, kapacitetet prodhuese dhe përmirësimi i vazhdueshëm i standardeve kanë krijuar mundësi që produktet e saj të gjejnë hapësirë edhe në projekte jashtë Kosovës.

FIDANISHTJA

Projekti në Gjermani është një prej rezultateve që e dëshmon këtë orientim ndërkombëtar. Përzgjedhja e sistemeve të INTERPLAST Trocal për një projekt në tregun gjerman përçon një mesazh të rëndësishëm për industrinë vendore: produktet e prodhuara në Kosovë mund të konkurrojnë për cilësi, funksionalitet dhe standard edhe në tregjet më kërkuese evropiane.

Megjithatë, historia e INTERPLAST Trocal nuk lidhet vetëm me teknologjinë dhe investimet.

Një pjesë e rëndësishme e identitetit të kompanisë është edhe raporti me punëtorin dhe dimensioni njerëzor i biznesit. Respekti ndaj stafit, krijimi i një mjedisi profesional dhe angazhimi humanitar janë elemente që, sipas filozofisë së kompanisë, duhet të ecin paralelisht me suksesin ekonomik.

Kjo qasje ka bërë që INTERPLAST Trocal të shfaqet jo vetëm si një kompani prodhuese, por edhe si një shembull i sipërmarrjes së ndërtuar gradualisht, ku suksesi ekonomik shoqërohet me përgjegjësi ndaj njerëzve dhe komunitetit.

Nga një punishte e vogël e vitit 2003 deri te projektet ndërkombëtare në Gjermani dhe tregjet e tjera evropiane e amerikane, rrugëtimi i INTERPLAST Trocal është një histori e rritjes së vazhdueshme. Projekti gjerman është një tjetër rezultat konkret i këtij rrugëtimi dhe një dëshmi se standardi, kur ndërtohet me punë dhe përkushtim, nuk njeh kufij.

INTERPLAST Trocal – nga Gjilani drejt tregjeve ndërkombëtare, me standarde që synojnë të flasin vetë për cilësinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.