Interi insiston për Xhakën

Interi është në kërkim të një mesfushori dhe klubi italian e ka kthyer kokën kah Granit Xhaka, shkruan Zëri.
Futbollisti kosovar mund t’i jepte kualitet ekipit Nerazzurri, të cilit i mungon skuadrës së Roberto Mancinit, duke e pasur parasysh se kohëve të fundit, loja e tij është zhvilluar.
Sipas ‘TuttoSport’, Interi do ta përgatisë një ofertë të majme, vetëm për ta bindur Borussia Monchengladbachun që ta shesë lojtarin.
Kohëve të fundit, për përfaqësuesin zviceran interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu, Barcelona, Arsenali, Liverpooli dhe Fiorentina. /Zëri/