Interi e konfirmon: Po, e duam Behramin!
Interi e do Valon Behramin. Tani është zyrtare. Pas shumë spekulimeve, zyrtarët zikaltër kanë dalë hapur para mediave italiane duke e pranuar interesimin e tyre për Behramin, të cilin duan ta transferojnë në afatin kalimtar të verës. Këtë e konfirmoi zyrtari i Interit, Piero Ausilio.
“Neve na pëlqen shumë Valon Behrami, por ne kemi për ta konsideruar gatishmërinë e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për ta shitur atë. Napoli nuk dëshiron t’i lë të ikin lehtë futbollistë të tillë”, deklaroi Ausilio.
Të kujtojmë që Behramin te Interi ka insistuar ta transferojë trajneri Ëalter Mazzarri, i cili llogariste shumë në mesfushorin kosovar edhe në kohën sa e drejtonte Interin.

