GRANDEMALL

Interesim i madh për Universitetin Veror

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Në edicionin e 13-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të pranohen rreth 300 studentë. Aplikimet tashmë kanë filluar dhe interesimi i studentëve është i madh. Zyrtarë të Universitetit, bëjnë të ditur se konkursi për të marrë pjesë në Universitetin Veror është i hapur deri më 24 maj. Ndërkohë, ai do të fillojë më 22 korrik të këtij viti.

Në edicionin e 13-të të Universitetit Veror të Prishtinës, do të zhvillohen 22 kurse, për të cilat do të ligjërojnë profesorë nga vendi dhe të huaj. Drejtoresha e zyrës për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lumnije Bajrami, tha për Radio Kosovën se kurset janë nga fusha të ndryshme, në nivelet bachellor dhe master. Ajo bëri të ditur se aplikimet kanë filluar dhe se konkursi do të jetë i hapur deri më 24 maj.

“Këtë vit kemi planifikuar që të përzgjidhen rreth 300 studentë që të jenë pjesëmarrës në Universitetin Veror të Prishtinës, nga vendet e rajonit dhe më gjerë. Kriteret e përzgjedhjes së tyre janë mesatarja, pastaj kandidatët do t’i nënshtrohen edhe testit të gjuhës angleze, varësisht nga rezultatet ata do të përzgjidhen”, tha ajo.

Bajrami theksoi se këtë vit kanë aplikuar rreth 140 profesorë për të ligjëruar në kurse të ndryshme. Ndërkohë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Këshillin Britanik dhe Ambasadën e Norvegjisë, janë përzgjedhur profesorë nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, tha Bajrami.

Mobi Casa

“Në kuadër të një projekti të lotimit tek vendet që nuk na kanë njohur, janë përzgjedhur profesorë të vendeve që nuk na kanë njohur, siç janë nga Sllovakia, Greqia, Ukraina dhe e gjithë kjo do të kontribuojë në punën e strategjisë së lotimit kryesisht tek shtetet të cilat ende nuk na kanë njohur”, theksoi ajo.

Kurset të cilat janë më të preferuarat për tu ndjekur janë kurset e Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik. Studentët të cilët do të ndjekin Universitetin Veror do të përfitojnë nga katër kredi.

Gjatë ditëve të Universitetit Veror do të ketë edhe aktivitete të tjera të ndryshme, si vizita me karakter kulturor, ekskursione, aktivitete sportive, e të tjera. Edicioni i 13-të i Universitetit Ndërkombëtar të Prishtinës do të organizohet sivjet nga data 22 korrik deri më 2 gusht. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.