FIDANISHTJA

Inter merr Januzajn nëse i dështon Lavezzi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Adnan Januzaj mund të transferohet te Interi gjatë janarit.
Futbollisti kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, po kërkohet me ngulm nga Interi.

Këta të fundit, përveҫ Xherdan Shaqirit, po e duan edhe Adnanin, mirëpo së pari duhet të përfundojnë negociatat me Ezequiel Lavezzin.

Hidromorava

Nëse dështon transferimi i argjentinasit nga PSG-ja, atëherë Januzaj do të bëhet shënjestra e zikaltërve.