ARKATANA

Intensifikohen punimet në Zhegër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Shemsedin Elezi është kryetar i këshillit të fshatit Zhegër dhe është mjaft aktiv dhe komunikues me publikun. Elezi ka thënë se ditëve të fundit po punohet me intensitet të shtuar, derisa punimet po kryhen në mënyrë kualitative.

Shemsedin Elezi është aktiv dhe është mjaft i angazhuar edhe në mbikëqyrjen e punimeve që po ndodhin këto ditë në Zhegër. Realisht Shemsedin Elezi është njeriu që vazhdimisht qëndron afër komunitetit dhe punon në favor të tyre, derisa të tjerët aktivist merren me rrjetet sociale dhe humbin kohën kot, Shemsedin Elezi me mjaft entuziazëm njofton për punët që po kryhen në fshatin Zhegër.

Hidromorava

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha problemet dhe mundësitë për punë sa më kualitative. Poashtu rrjedha e ujit në rrugën afër urës së Pacollit do të eliminohet menjëherë.
Gypat sot filluan të arrijnë dhe ne do t’i vendosim në bashkëpunim me kompaninë “MIZI” të Ibrahim Qerimit. Pjesën te shkolla, ku është parapa devijim i trotuarit për 45 metra gjatësi, me kërkesë të qytetarëve do ta bëjmë vetëm anës së epërme, por ne duhet të organizohemi që t’a zgjerojmë duke e hequr dheun për të mundësuar kryerjen e punëve nga operatori. Këtë do t’a bëjmë përmes kompanive vendore dhe transportuesve, duke ua hequr shpenzimet e karburanteve. Ju ftoj të bashkëpunoni me ne për këtë punë me shumë rëndësi, për shkak të sigurisë së fëmijëve tanë atje” ka thënë Elezi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.