GRANDEMALL

Intelektualët e Skifterat i japin mbështetje maksimale Lutfi Hazirit: Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy tifo grupet e klubeve të futbollit, Intelektualët dhe Skifterat, i kanë dhënë mbështetje rekorde kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit të bashkëbisedimit ku morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës dhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësi i listës zgjedhore, Avdyl Aliu, sikurse edhe kandidatët për Asamble, Gentrit Murseli, Imran Haziri, Diana Toska, Driton Nuhiu, Gresa Avdiu, Drenushë Maloku, Lutrim Bllaca e Valdrin Halimi.

Në emër të tifo klubit Intelektualët ka folur kryetari Taulant Byqmeti, ndërkaq në emër të Skifterave ka folur Shkëlqim Limoni, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme të të gjitha kërkesave të tyre.

E kryetari Haziri ka thënë se mbështetje e Intelektualëve dhe e Skifterave e bën krenar dhe më të përgjegjshëm.

ARKATANA

“Intelektualët dhe Skifterat janë dy grupet e tifozerive fantastike të Dritës e Gjilanit, më të zjarrtat në këtë regjion të Ballkanit Perëndimor, të cilët na bëjnë krenarë gjithmonë në tribuna. Me të gjitha kapacitetet tona komunale i kemi mbështetur dhe kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në mandatin e ri. Sa i përket Stadiumit të Qytetit, arsyeja e vonesës së përfundimit është harmonizimi i projektit me FFK dhe me UEFA-n, si stadium i kategorisë 4B, me vlerësim teknik me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Faza e parë do të përmbyllet brenda pak muajsh, derisa projekti total do të përmbyllet në fund të vitit të ardhshëm. Po ashtu, është duke u ndërtuar edhe stadiumi i tretë ndihmës, derisa te palestra Bashkim Selishta – Petriti do të bëhet edhe pishina olimpike. Mbështetja e juaj më bën krenar dhe më të përgjegjshëm në punë. Ju faleminderit nga zemra. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.