UBT

Instituti për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë viziton Kamenicën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur përfaqësuesit e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë 1998/1999, Fejaz Drançolli- Historian i Artit, Abedin Selimaj- Diplomaci dhe Baki Svirca –Politikave Publike.

Abedin Selimaj ka thënë se qëllimi i këtij takimi është bashkëpunimi i komunës së Kamenicës në lidhje me grumbullimin e informatave rreth dëmeve materiale, me njerëz të zhdukur.

Ai tha se ky institut ka për qëllim mbledhjen, sistematizimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për krime kundër paqes, krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe akteve të gjenocidit të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998, deri në qershor të vitit 1999.

FIDANISHTJA

Selimaj tha se ne do të mundohemi edhe në hapjen e një muzeu shqiptarë i cili do të quhet “ Holokausi Shqiptarë”, ku të gjithë shqiptarët e më gjerë do të kenë njohuri lidhur me luftën që është zhvilluar, gjithashtu tha se do të angazhojmë njohës të kësaj lamie nëpër teren.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha se ne do të angazhohemi në mbledhjen e këtyre informatave, pasi që kjo ka rëndësi shumë të madhe dhe se do të punojmë me shumë sinqeritet për mbledhjen ,të dhënat informatat gjatë kohës se luftës.

Ai tha se unë gjithsesi do të angazhohem që bashkë me komisionin i cili ka qenë i themeluar pas luftës , i cili ka bërë një punë të madhe për grumbullimin evidentimin dhe vlerësimin e fakteve të cilat do tua dorëzojmë institutit për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë. Sigurisht që do t`i begatojmë informatat me hulumtime të reja ka thënë Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.