Eko Higjiena

Instituti amerikan për studime të sigurisë: Serbia sfidon NATO-n duke kërcënuar Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjasat për sulme të tjera të Serbisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit të armatosur paramilitar të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të territorit kosovar, mbeten ende të konsiderueshme, vlerëson instituti amerikan për studime të sigurisë “Robert Lansing (RLI)” në një analizë kushtuar zhvillimeve të fundit.

“Serbia duket e gatshme të nxisë konflikte të përhershme në rajon, duke shfrytëzuar jo vetëm grupet serbe brenda Kosovës, por edhe grupet e rreshtuara përkrah Rusisë. Përderisa një pushtim konvencional i Serbisë mund të mos jetë i pashmangshëm”, alarmon RLI-ja, në dritën e realiteteve të reja gjeopolitike në kontinent, posaçërisht pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

Hidromorava

RLI konsderon se pavarësisht se NATO përforcoi praninë ushtarake në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë (KFOR), shteti serb vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kosovën. Në analizë merret për referencë edhe thirrja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, drejtuar Perëndimit për zgjidhjen e konflikteve në rajon, përpara se Rusia të rindezë një zjarr të madh.

“Ekziston shqetësimi se Serbia po synon strategjikisht të krijojë një front të dytë për Perëndimin duke mbështetur përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Serbia jo vetëm që e mbështeti publikisht Rusinë, por edhe i shpalli të jashtëligjshme stërvitjet ushtarake ndërkombëtare në shkurt të vitit 2022, pas fillimit të luftës ruse kundër Ukrainës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.