Uji Dea

Institucionet shtetërore, shkelin ligjin

/ 3 minuta lexim
ZN

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi ka theksuar të hënën se vitin e kaluar është shtuar numri i ankesave të qytetarëve për rreth 220 ankesa me shumë se sa viti paraprak, ndërkaq mbi 50 për qind e ankesave drejtuar nëpërmjet këtij institucioni, janë zgjidhur nga organet kompetente.

Ndërkohë avokati i popullit, ka shprehur shqetësimin se numri i madh ankesave vjen për shkak të shkeljes se ligjit nga pjesa dërrmues e institucioneve shtetërore.

Ai këto të dhëna i bëri gjatë prezantimit të raportit vjetor 2011 të institucionit të Avokatit të Popullit në Seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, tek qytetarët e Kosovës vërehet një humbje e besimit ndaj organeve të drejtësisë.

“Meqenëse zbatimi i ligjit është thelbësorë për funksionimin e shteti ligjorë në Republikën e Kosovës, me gjithë disa përpjekje modeste, mos zbatimi i ligjit është indikatori kryesor për humbjen e besimit ndaj institucioneve shtetërorë të cilat zbatimin e ligjit e kanë detyrim ligjor dhe kushtetues. Ndërkaq, kjo humbje e besimit, shpeshherë, Avokatin e Popullit e vë në pozicion drejt se cilit shtrohen kërkesa për të venë drejtësi në Kosovë, kjo ndodhë pikërisht për shkak të mos zbatimit të ligjit në të shumtën e rasteve edhe të shkeljes se ligjit ne raste te veçanta nga pjesa dërrmues e institucioneve shtetërore”, ka thënë Kurteshi.

Për më tepër, Kurteshi ka shtuar se në Republikën Kosovës gjendja e të drejtave dhe lirive te njeriut lë shumë për të dëshiruar. Ai ka shtuar se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe drejtësia ligjore fatkeqësisht në Kosovë cenohen në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë të brishta në çdo fushë të jetës.

ARKATANA

“Mungesa ndërgjegjësimit institucional për zbatimin e ligjit dhe për krijimin e shtetit ligjorë po shoqërohet me një tronditje që po prekë të gjitha poret e sistemit ligjorë në Republikanë Kosovës. Humbja më e madhe e besimit të qytetarëve në mekanizmat e drejtësisë në Kosovë po shkakton pasojat e tjera shumëfish më të mëdha dhe me të rrezikshme, tentimet gjithnjë e më të shumta të marrjes se ligjit në duar të veta nga ana e qytetarëve. Fatkeqësisht, kjo gjendje po shpije në anarki ligjore e cila po kaplon të gjitha fushat e shoqërisë tonë. Ndërkaq, si pasoj vërejmë një përkeqësim në rritje të raporteve ndërshoqërore dhe ndërnjerëzore” ka thënë ai.

Avokati i popullit nuk ka marr asnjë informacion nëse janë zbatuar rekomandimet e tij apo jo dhe një praktikë e tillë, sipas Kurteshit, vazhdon të përcillet nga viti në vit dhe është mjaftë shqetësues.

Në seancën e sotme nga Kurteshi, është kërkuar nga disa deputet që të identifikohen se cilat janë ato institucione që po e shkelin ligjin.

Sipas raportit, gjatë vitit 2011, në drejtim të zyrës së avokatit të popullit janë adresuar 1 mijë e 453 raste të proceduara, 220 raste më shume se sa në vitin paraprak. Ankesa kryesisht kanë të bëjnë me zvarritje të proceseve gjyqësore. /kosovapress/