Uji Dea

Institucionet komunale ftojnë qytetarët të jenë pjesë e aksioneve të pastrimit gjatë muajit prill

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, përmes një konference për shtyp ka bërë të njohur aktivitetet që parashihen të zhvillohen në kuadër të muajit të ambientit që ka nisur më 1 prill dhe do të përfundoj më 22 prill me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Ajet Sallahu drejtor I kësaj Drejtorie, ka bërë të ditur se këto aktivitete do të realizohen në bashkëpunim me gjitha drejtoritë komunale, administratorët e fshatrave, shoqatat jo qeveritare, organizatat rinore, Policinë e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës, kompaninë regjionale të pastrimit “Eco Higjiena” njësia në Viti etj.

Ai tha se nesër në ora 09:00 do të fillojnë punimet në pastrimin e deponisë në rr. E Letnicës tek rruga e vjetër e Godenit. Ndërkohë të enjten do të vazhdoj pastrimi i ambienteve publike në Budrik prej orës 09:00, e më pas prej orës 10:00 në Remnik, për të vazhduar prej orës 11: në Skifteraj.

Eco Higjiena

Aktivitetet e pastrimit do të mbahen në tërë territorin e komunës së Vitisë deri më 22 prill. Sallahu tha se aktivitetet e pastrimit po mbahen bazuar edhe në vendimin e kryetarit Haliti që vitin 2018 e ka shpallur si vit të pastrimit dhe ambientit të pastër.

Ai ka bërë ftesë gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë që t`i përgjigjen pozitivisht aksioneve të pastrimit, në mënyrë që të kemi një ambient të shëndetshëm e të pastër pa mbeturina./rajonipress/