Mobi Casa

Institucionet komunale duhet të jenë tolerante për bizneset që krijojnë ambiente në pritjen e diasporës shqiptare!

/ 2 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Të gjithë ne e kemi ndarë kohën e mendjen që gëzimet, organizimet, ahengjet e ndryshme familjare, dasmat e organizimet e ndryshme t’i bëjmë në kohën e korrikut dhe gushtit, e njohur si koha e pushimeve verore, kohë kjo kur më të dashurit tonë marrin rrugën e gjatë dhe të mundimshme, në temperatura të larta duke pritur edhe nga 30 orë në kolona të gjata për të marrë pjesë në gëzimet tona e për tu çmallur me ne e ne me ata.

Por a janë ata të kënaqur me pritjen tonë dhe me trajtimin që ua bëjmë atyre? Sa për ta ilustruar sjelljen tonë, po e marrë si shembull qytetin ku unë jetoj.! Po thuaj se të gjitha institucionet në Kamenicë po mburren me barrierat që po ua bëjnë bizneseve, gjatë orarit të punës, duke i penguar “në format ligjore”, duke e shtuar intensitetin e kontrollave të tyre, duke i gjobitur me gjoba të majme për gabime të vogla, duke mos u dhënë vend dhe hapësirë publike për ushtrimin e veprimtarisë së tyre biznisore pos atyre që janë të lidhura me pushtetin komunal. Deri sa komuna e Gjilanit dhe shumica e komunave tjera në Kosovë janë tërësisht në dispozicion të bizneseve private dhe në pritjen e diasporës, ato janë edhe shumë miqësore me biznesin duke e zgjatur orarin e punës dhe duke ua mundësuar të bërit biznes në orët e natës për shkak të valës së shtuar të bashkatdhetarëve që e vizitojnë Kosovën.

Eco Higjiena

Nga ana tjetër Kamenica tregohet mjaft armiqësore me biznesin privat. Shumica e bizneseve të kësaj komune edhe ashtu të lënë pasdore nga institucionet qendrore ankohen se qytetarët në orët e mbrëmjes ia mësyjnë komunave tjera e sidomos Gjilanit për të dëgjuar muzikë dhe për të pirë kafe, ndërkaq bizneset në këtë komunë gjobiten dhe u priten këmbët që në fillim të sezonës.

Komuna në vend se të organizojë programe dhe koncerte për nderë të diasporës, ka zgjedhur rrugën e gjobitjes edhe të atyre pak bizneseve që punojnë me gjatë, dhe që ndoshta eventualisht bëjnë ndonjë zhurmë të vogël./rajonipress/