GRANDEMALL

Institucionet komunale dënojnë aktin e dëmtimit të ndriçimit publik në Viti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, ka reaguar sot rreth rastit të dëmtimit të ndriçimit publik në qytetin e Vitisë, dy ditë më parë. Qëllimshëm janë dëmtuar dhe thyer llambat ndriçuese në sheshin “Hasan Alia”, po ashtu edhe tek shtatorja e dëshmorit Rashit Mustafa” afër stacionit të autobusëve, si dhe tek memoriali i gazetarit “Kerim Lewton”.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shërbime Publike Nexhmedin Jakupi, janë dëmtuar rreth 60 llamba ndriçuese në këtë pjesë të qytetit.

Ai thotë se persona të papërgjegjshëm kanë shkatërruan parmbrëmë ndriçimin publik për skaj të këtyre shëtitoreve dhe aktet e tilla të shkatërrimit të pasurisë publike janë të papranueshme.

FIDANISHTJA

Jakupi inkurajon qytetarët e kësaj komune që në çdo çast që hasin në raste të tilla, të lajmërojnë organet kompetente me qëllim që dëmtuesit e pronës dhe pasurisë publike të ndëshkohen për veprime të tilla.

Për rastin në fjalë, janë njoftuar edhe organet policore për zbulimin e dëmtuesve të rrjetit të ndriçimit publik.

Ndriçimi publik ka qenë në shënjestër të dëmtuesve të qëllimshëm edhe vitin e kaluar, por edhe para dy javësh, kur në shëtitoren për në fshatin Binçë ishin thyer disa llamba dhe dëmtuar shtyllat e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.