RCCOLA

Inspektorët sanitarë e vlerësojnë të pranueshme gjendjen në dyqanet tregtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Muhamet Kastrati shef i sektorit sanitarë dhe të veterinës në Gjilan tha për rajonipress se inspektorët e tij kanë kontrolluar shumicën e dyqaneve tregtare, shërbyese e prodhuese dhe sipas vlerësimit të tyre gjendja në teren është e pranueshme, kuptohet me disa vërejtje e rekomandime që japin inspektorët.

Inspektorët sanitarë dhe ata të veterinës kanë marrë një aksion – inspektim në shumicën e dyqaneve tregtare, shërbyese e prodhuese të Gjilanit dhe kanë konstatuar se gjithçka është në nivelin e “lejueshëm”.

Muhamet Kastrati shef i sektorit sanitarë dhe veterinës tha për rajonipress se kanë vizituar shumicën e dyqaneve e minimarketeve dhe nga kontrollet e tyre dhe vizitat e inspektorëve kanë konstatuar se gjithçka është nën kontroll dhe në gjendjen e pranueshme.

Eco Higjiena

Kastrati tha se ka pasur edhe dyqane ku u janë dhënë vërejtje dhe rekomandime dhe ne presim që ato të zbatohen. Sipas tij në këtë aksion janë kontrolluar furrat, hotelet, qendrat tregtare etj.

Gjithashtu inspektorët sanitarë kanë kontrolluar edhe sasinë e qumështit pas alarmit që u dha ditëve të fundit. Kastrati tha se ky qumësht është tërhequr nga tregu gjilanas nga ana e vet prodhuesve.

Inspektorët sanitarë pritet që kontrollime të tilla të rrepta të ndërmarrin edhe në fshatrat e mëdha si Zhegra, Dobërqani, Shillova , Përlepnica, Pograxha tha Kastrati./rajonipress/