FIDANISHTJA

Inspektorët heqin një grumbull mbeturinash në Dardani, i bëjnë thirrje qytetarëve për denoncime

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas raportimit të qytetarëve, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me ndërmarrjen “Eco Higjiena”, kanë ndërmarr aksion për pastrimin e një grumbulli mbeturinash në lagjen “Dardania”.

Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet, përkatësisht me Inspeksionin, që të raportojnë me fotografi apo video personat e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina, me qëllim që ta bëjnë të mundur eliminimin e kësaj dukurie negative për qytetin tonë.

Mobi Casa

Zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që bashkërisht ta mbajnë hapësirat e pastërta./rajonipress/