Uji Dea

Inspektorati komunal evidenton mbi 100 prona komunale të uzurpuara në Viti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në komunën e Vitisë, vetëm gjatë vitit 2012 janë evidentuar mbi 100 prona komunale të uzurpuara. Kjo drejtori u ka shpërndarë fletëparaqitje këtyre uzurpatorëve dhe se pritet që gjatë këtij viti të ekzekutohen për lirimin e këtyre pronave. Më së shumti prona të uzurpuara janë evidentuar në fshatin Kabash, Pozheran, Sadovinë e Çerkezëve dhe Jerlive, Binçë dhe në qytetin e Vitisë.

Drejtoria e inspektoratit në Viti, ka përfunduar aksionin për evidentimin e uzurpimeve të pronave komunale në lokalitetet e kësaj komune dhe parandalimin e tyre. Sipas drejtuesve të kësaj drejtorie, uzurpimet e pronës komunale nga qytetarët krahas qytezës së Vitisë, në masë të theksuar janë prezentë edhe në fshatra, prandaj inspeksioni komunal në bashkëpunim me gjeodetët e angazhuar në komunë, ka nisur një aksion ku do të evidentohet çdo uzurpim i pronës komunale dhe në rast se palët nuk ndërmarrin ndonjë veprim për lirimin e pronës komunale, atëherë do të ndërmerren masa ligjore ndaj tyre.

Mobi Casa

Bajram Zeqiri, inspektor komunal i pronës, është shprehur se vetëm në fshatin Radivojc, inspeksioni ka evidentuar 64 raste të uzurpimit të pronës komunale,kurse në Stubëll 42 sosh. Vetëm gjatë këtij viti, sipas Zeqirit janë evidentuar mbi 100 prona komunale të uzurpuara. Ky inspektorat ka evidentuar edhe lokalitetet ku më së shumti janë uzurpuar pronat e komunës. “Numri më i madh i uzurpimeve të pronës komunale është evidentuar në fshatrat: Kabash, Pozheran, Sadovinë e Jerlive dhe Muhaxherëve, Binçë dhe në qytetin e Vitisë.Për të gjitha këto raste janë ndërmarr veprimet ligjore ku palëve u është bërë me dije se duhet të lirojnë hapësirat e uzurpuara apo ndaj tyre do të merren masat ligjore që parashihen me ligjin mbi uzurpimet”, shprehet Zeqiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.