ARKATANA

Inspektohen shkollat e komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sot në mëngjes nga Inspektoriati Regjional Arsimit u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm emergjent i inspektimit të shkollave të komunës.

Në shumë shkolla të Komunës herët në mëngjes përveç që u inspektua-kontrollua nivel i pastërtisë, poashtu u inspektua edhe fillimi i orari të punës dhe fillimi i orëve mësimore.

Sipas fjalëve të inspektorëve komunal Enver Kadriu e Remzi Ahmeti u inspektuan Shkolla e Mesme e Ulët ”Abaz Ajeti” , Gjimnazi “Zenel Hajdini”, Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti”, Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai”.

Fundamenti

Inspektimi i bërë tregoi se gjendja higjienike, dhe respektimi i orarit të punës në shkollat e komunës është në nivel të mirë edhe pse ka vend për përmirësim të higjienës në radhë të parë , por edhe respektimit të orarit, thonë inspektorët e arsimit Remzi Ahmeti e Ever Kadriu.

Mos respektimi dhe neglizhimi i orarit të punës është sëmundje e shoqërisë sonë, andaj inspektimi më i shpeshtë dhe në vazhdimësi ndikon dukshëm në ngritjen disiplinës në punë cilësore kudo, në këtë rast edhe në shkollat tona./Ismet Azizi/rajonipress/