GRANDEMALL

Inspeksioni sërish kërkon ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin e objektit në qendër të qytetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit në Viti, sot në orët e paradites, kanë kërkuar sërish ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin që po bëhet në objektin e ish-Blu Sky-it në qendër të qytetit. Vendim për ndërprerje të punimeve, komuna e Vitisë pati marrë edhe më parë dhe kishte vendosur shiritat dhe shenjat si masë parandaluese të punëve, më konkretisht më 1 mars, por kjo masë nuk është përfillur nga pronarët e këtij objekti që kanë vazhduar me punimet.

Sot ndërkaq, në orët e mëngjesit, edhe ishte bllokuar rruga kryesore e qendrës së Vitisë, për shkak të betonimit të katit të sipërm të këtij objekti, ku edhe ishte dëmtuar një shtyllë e ndriçimit publik dhe kishte mbetur sasi betoni ne rruge, me që rast, pas kërkesës së kryetarit të komunës, ata kanë pastruar terrenin dhe u zotuan se do të rregullojnë llampat e thyera.

Kjo ka bërë që në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe inspektorët, të dal edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.

Fundamenti

Sokol Haliti, është shprehur se komuna e Vitisë do ta ndërmarrë gjitha masat që të mos lejoj të ndodhin mbindërtime pa leje, kudo qofshin ato.

Drejtori i Inspekcionit, Skender Ahmeti, është shprehur se kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë dhe ka bërë me dije se punimet në mbindërtimin e këtij objekti, po zhvillohen pa marrë leje paraprake nga organet kompetente.

Poashtu, ai potencoi se për këtë rast, por edhe rastet e tjera, vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje në Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.