ARKATANA

Inspeksioni konfiskon tavolina e karrige nëpër kafiteri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ruzhdi Rashiti nga sektori i ambientit dhe shërbimeve publike tha se janë vizituar dhe inspektuar mbi 13 kafiteri vetëm në javën e fundit dhe atyre u janë konfiskuar tavolina e karriga.

Drejtoria e Inspeksionit respektivisht Inspektorët e Shërbimeve Publike kanë vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike të cilat shfrytëzohen pa leje përkatëse nga subjektet afariste (kafiteritë).

GRANDEMALL

Ruzhdi Rashiti tha se Inspektorët e Shërbimeve Publike do të jenë në vazhdimësi në teren dhe nuk do të lejojnë shfrytëzimin e hapësirave publike përderisa ato nuk pajisen me leje përkatëse.”Vetëm javën e fundit janë inspektuar mbi 13 kafiteri në qytet dhe atyre u janë konfiskuar tavolina e karriga për shkak se nuk kanë leje për shfrytëzimin e hapësirave publike”tha Rashiti.

Sipas tij ky aksion nuk do të ndalojë sepse parashihet që në tërë qytetin të ketë inspektime dhe vizita. Rashiti tha se madje disa kafiteri edhe e kanë shfrytëzuar hapësirën publike edhe nuk e kanë paguar qiranë,derisa disa të tjera nuk e kanë të lejuar fare që t`i ekspozojnë karriget apo tavolinat ën trotuare dhe në hapësirat publike tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.