UBT

Inspeksioni konfiskon sallam dhe pula të ngrira

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Gjatë një vizite inspektimi që kanë bërë inspektorët sanitar kanë gjetur sasi pa afat të sallamës dhe pulave të ngrira tha Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit.

Inspeksioni komunal ka ndërmarrë një aksion për t`i vizituar dhe kontrolluar të gjitha bizneset e mëdha dhe të mesme për të parë kushtet dhe afatet e përdorimit të mallrave.

Ismet Hajdini drejtor i inspektonit komunal tha se gjatë inspektimit nga ana e inspektorëve sanitarë tek bizneset e mëdha-minimarketet janë gjetur produkte të sallamës pa afat dhe pula të ngrira që janë prodhim i huaj.

Hidromorava

Hajdini tha se edhe pse është gjetur kjo sasi e mishit pa afat megjithatë gjendja nuk është alarmuese.”Ne jemi në vizita të përditshme dhe po marrim masa të shpejta në formë të dënimeve .Vetëm ditën e mërkurë gjatë inspektimit janë gjobitur dy biznese me nga 300 dhe 200 euro, tek të cilat është gjetur mall me afat të skaduar” tha Hajdini.

Hajdini tha se masat dhe ndëshkimet do të jenë shumë rigoroze ndaj të gjitha bizneseve që u gjendet mall me afat të skaduar. Ndërkohë qytetarët e në veçanti mërgimtarët janë të tmerruar me qendrat e mëdha tregtare që ndodhen në Gjilan tek të cilat ata kanë gjetur mall pa afat të të gjitha llojeve.

Hajdini nuk ka dashur të komentojë shqetësimet e mërgimtarëve,por ka lutur të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me inspektorët sanitarë dhe mos t`i heshtin rastet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.