ARKATANA

Inspeksioni konfiskon 30 taksi që punonin ilegalisht

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ismet Hajdini tha për rajonipress se inspektorët e komunikacionit kanë konfiskuar 30 taksi që kanë punuar ilegalisht. Inspeksioni sanitarë ndërkaq ka nisur një aksion për të kontrolluar në fund të vitit të gjitha restorantet, lokalet afariste, hotelet, furrat e bukës e gjithë kjo për të parë afatshmërinë dhe kualitetin e produkteve ushqimore dhe të produkteve tjera që mund të dëmtojnë shëndetin e konsumatorëve.

Në prag të fundvitit inspeksioni komunal ka ndërmarrë disa aksione në sektorë të sanitarisë, komunikacionit dhe tregut ushqimor.

Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se kanë arritur të largojnë nga komunikacioni dhe të konfiskojnë 30 taksi që kanë punuar ilegalisht. “Këto 30 vetura taksi janë konfiskuar dhe po mbahen në parkingjet e komunës. Atyre u janë marrë tabelat dhe presim vendimin edhe të organeve tjera për të caktuar gjobat dhe dënimin që ata kanë shkaktuar në komunikacion”.

FIDANISHTJA

Hajdini tha se pos këtij aksioni ata tashmë në fund të vitit janë fokusuar dhe madje janë në ofensivë të kontrollimit sanitarë të të gjitha lokaleve të natës, restoranteve, hoteleve , kafiterive, minimarketeve e qendrave të mëdha tregtare, furrave të bukës, tregut të gjelbër etj. “Ky aksion po bëhet për të parë kualitetin dhe afatshmërinë e produkteve sidomos të produktit të mishit” tha Hajdini .

Kreu i inspekionit komunal tha se i gjithë ky inspektim dhe ky vëzhgim profesional po bëhet me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti i popullatës, meqë tani në fund të vitit ka shitje të mëdha dhe mundësia për të shitur në treg mall pa afat është shumë e madhe . /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.