Uji Dea

Inspeksioni komunal përsëri ndërprenë punimet pa leje në qytetin e Vitisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Komuna e Vitisë, konkretisht inspektoret e drejtorisë së Inspekcionit në Viti, sot kanë ndërprerë punimet pa leje në dy objekte në qytetin e Vitisë. Sipas drejtorit të Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti, sot kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin e shtëpisë së mallrave dhe ish restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë.

Ai bëri me dije se punimet në mbindërtim e objektit në ish restorant “Blue Sky” dhe në ish shtëpinë e mallrave në Viti, po zhvilloheshin pa marrë leje paraprake nga organet kompetente.

Tutje ai potencoi se për këto dy raste vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje në Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori.

Uji Dea

“Për kundër të intervenimeve të vazhdueshme të inspektoratit të ndërtimet që të ndërprehen punimet në objektet në qytetin e Vitisë, njëra mbi ndërtime dhe tjetra aneks të objektit investitorët përsëri nuk po e respektojnë vendimet për ndërprerjen e punimeve dhe vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve. Këta investitor përsëri po e shkelin ligjin e ndërtimit. Për këto shkelje inspektorati ka ngritur procedurë kundërvajtës në gjykatë dhe kallëzime penale në prokurori” u shpreh drejtori Ahmeti.

Ai potencoi se sot është intervenuar përsëri dhe atë me asistencë zyrtarëve policor në Viti duke ndërprerë punimet duke larguar edhe punëtorët nga objektet përkatëse.

Ai bëri me dije se për çdo mos respektim të vendimeve të ndalimit të punimeve përsëri do të marrim masave konform ligjit ndaj atyre që nuk respektojnë atë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.