Fundamenti

Inspeksioni i Ndërtimit rrënon objektin pa leje në rrugën për Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht inspeksioni i ndërtimit në kuadër të punës dhe kompetencave zyrtare ka bërë rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në rrugën Gjilan-Bujanoc, konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë.

Me këtë rast Milot Shkodra, Shef i Inspeksionit të Ndërtimit, ka bërë të ditur se inspektorët fillimisht kanë marrë të gjitha veprimet ligjore që ndërtuesi të bëjë ndërprerjen e punimeve mirëpo i njëjti ka shkelur të gjitha rregullat e ligjit të ndërtimit.

UBT

“Në rrugën Gjilan-Bujanoc konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë sot kemi bërë rrënimin e një objekti i cili ka në vete kishte disa sektor në procesin e ndërtimit. Fillimisht inspeksioni i ka dërguar vendimin për ndërprerje të punimeve dhe ka shirituar objektin, por edhe pas vendimeve të mara nga inspeksioni i ndërtimit siç janë vendimi për ndërprerjen e punëve dhe vendimit për rrenim, ndërtuesi në fjalë i ka vazhduar punët në kundërshtim me ligjin e ndërtimit. Gjatë ditës së djeshme në kemi bërë rrënimin e objekteve përcjellëse në këtë kantier të ndërtimit dhe do të jemi në terren gjithnjë”, ka thënë Shkodra në fjalën e tij.

Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qëllimin e bllokimit të ndërtimeve, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëhen me leje të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe konform planeve dhe planifikimit afatgjatë të Komunës së Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.