Uji Dea

Inspeksioni i Gjilanit vazhdon me rrënimin e objekteve pa leje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Inspeksioni i ndërtimit në Gjilan, që funksion në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, ka vazhduar me rrënime të objekteve, të cilat janë konstatuar se janë pa leje ndërtimi.

Gjatë ditës, inspeksioni ka demoluar disa shtylla të mbindërtimit në objektin e banimit kolektiv në “Rrugën Qarkore”, sikurse që ka rrënuar objektin në rrugën Gjilan-Bujanoc, i destinuar për afarizëm.

Drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka qenë i pranishëm në terren, ka thënë se pas rrënimit të këtyre objekteve, dy pronarët i janë drejtuar Drejtorisë përkatëse, duke bërë kërkesën për t’u pajisuar me leje.

UBT

Ai ka ritheksuar se Komuna e Gjilanit do të ketë zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegalë, derisa ka informuar se aksioni i rrënimit do të vazhdoj edhe në ditët ne vazhdim.

Shefkiu ka falënderuar Policinë e Kosovës për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, gjatë këtij viti, inspeksioni i ndërtimit në Gjilan ka rrënuar katër objekte ilegale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.