Fundamenti

Inspeksioni dhe policia aksion kundër trafikimit të qenieve njerëzore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të paparalajmëruar në orët e mbrëmjes kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Në vendngjarje, së bashku me inspektorët ka qenë edhe vetë drejtori i Drejtoratit të Inspeksionit, Selver Xhelili.

Ai tha se qëllimi këtij aksioni është që të luftohen dukuritë negative në shoqërinë tonë, duke kontrolluar lokale të dyshimta dhe duke verifikuar lejet e punës dhe kontratat e punëtorëve të këtyre lokaleve.

RCCOLA

“Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore, të dukurive devijante. Nuk do të kemi kompromis ndaj dukurive negative dhe ato lokale që policia i identifikon si të dyshimta, do të mbyllen, derisa policia do ta bëjë punën e vetë me procedurat e tyre. Ky aksion do vazhdojë gjatë tërë natës. Do punojmë pa u ndalur për të krijuar siguri dhe jetë të dinjitetshme në Komunën e Gjilanit”, ka thënë drejtori i Inspeksionit,

Ky nuk është aksioni i vetëm i drejtorisë së Inspeksionit. Që nga marrja e detyrës, drejtori Selver Xhelili ka ndërmarrë disa aksione të ngjashme pa paralajmërim, si ai i kontrollit të lokaleve për respektimin e ligjit të duhanit etj./rajonipress/