RCCOLA

Inskenuan rrëmbimin , përfundojnë në burg

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Dy të dyshuarit G. F. lindur më 1980 dhe M. A. lindur më 1973, dyshohet se kanë bashkëvepruar në mes tyre në tërë këtë ngjarje, me qëllim të përfitimit material duke u munduar ta inskenojnë rastin si “Rrëmbim”.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se më 16 shtator rreth orës 21:30, në stacionin policor në Gjilan përmes telefonit është raportuar një rast “Rrëmbimi”.

Ankuesi, S. E.(1980), me vendbanim në fshatin Zhegër komuna e Gjilanit raporton policinë se ka marr një thirrje telefonike nga vëllai i tij (1973) i cili aktualisht jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës, ku i njëjti i ka thënë se persona të panjohur e kanë thirr në telefon përmes numrit 044 dhe i kanë treguar atij se kanë rrëmbyer vëllain e tyre, dhe për lirimin e tij kërkojnë 8000 (tetë mijë)€ pasi dyshohet se i njëjti u ka pasur borxh atyre.

Sipas ankuesit dyshohej se i rrëmbyeri ndodhet diku në qytetin e Ferizajt.

Hashani tha se pas marrjes së informatave të detajuara në lidhje me ngjarjen, njësiti i NJHR-së, ka kontaktuar me PPQ-në në Gjilan dhe në mbështetje të autorizimeve të plota ligjore, janë ndërmarr masa operative hetimore të lidhura me këtë vepër penale.

Hidromorava

Pas hetimeve në vazhdim dhe gjetjes së dëshmive të besueshme është arritur të kuptohet se kemi të bëjmë me lajmërim të rrejshëm “ Rrëmbim” vepër penale e sanksionuar në bazë të Kodit penal nga Neni 306.

Dy të dyshuarit G. F. lindur më 1980 dhe M. A. lindur më 1973, dyshohet se kanë bashkëvepruar në mes tyre në tërë këtë ngjarje, me qëllim të përfitimit material duke u munduar ta inskenojnë rastin si “Rrëmbim”.

Mbështetur në rezultatet e paraqitura, ndaj të dyshuarve nga ana e Prokurorit Publike të Qarkut, është shqiptuar vendimi mbi ndalimin policor në afat kohor prej 48-orësh.

Rasti i kompletuar dërgohet në prokurori tha Hashani./rajonipress/