Inskenon rastin – për të siguruar letrat për në Evropë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I dyshuari B.I.(1987), gjatë intervistës shtesë ka pranuar se ka inskenuar rastin (gjuajtjen me armë) e kishte kryer me pretekst të marrjes së ndonjë vërtetimi nga policia për të lëshuar vendin dhe daljen diku në shtetet Evropiane.

Policia në Viti ka pranuar një informatë nga viktima B. I . (1987) se tre persona të maskuar e kanë sulmuar atë armë zjarri. Vetura Opel kadet me targa vendore, në lëvizje e sipër është goditur me tre plumba në pjesën e derës së pasme.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se patrulla policore ka dalë me urgjencë në vendngjarje së bashku me njësitin e hetimeve. Të nesërmen ekipi i krim-teknikës ka bërë ekzaminimin detal të veturës dhe në bazë të trajektoreve dhe vrimave hyrëse të predhave është vërtetuar se vozitësi i veturës nuk ka qenë fare në veturë me çka janë ndryshuar rrethanat e incidentit dhe personi tani i dyshuar B. I. ( 1987), gjatë intervistës shtesë ka pranuar se ka inskenuar rastin (gjuajtjen me armë) e kishte kryer me pretekst të marrjes së ndonjë vërtetimi nga policia për të lëshuar vendin dhe daljen diku në shtetet Evropiane.

Fundamenti

Arma me të cilën ishte shtënë është konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit e cila është e tipit VZOR , kal. 7.65 mm , dhe tani ndaj tij është ngritë kallëzim penal për “ Posedim i pa autorizuar i armëve, “Lajmërim i Rrejshëm” dhe “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm” .

Me vendim të Prokurorit të çështjes të njëjtit iu ka shqiptuar masa e arrestit policor për 48 orë tha Hashani./rajonipress/