Fundamenti

Inskenon grabitjen-përfundon në burg

/ 2 minuta lexim

Gjilan – J.Rudaku kishte deklaruar në polici se ishte lidhur me ngjitës për këmbë dhe duar duke ia grabitur gjoja 1000 euro. Por pas hetimeve të detajuara policia zbulojnë se Rudaku e ka inskenuar rastin.

Policia në Gjilan ka arritur ta zbulojë një rast të grabitjes ku viktima më pas bëhet i dyshuar. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se sot (e martë) rreth orës 10:10 min, ankuesi J. R. (1991) nga Gjilani, raporton në stacionin Policor në Gjilan përmes telefonit për njё rast “Grabitje”.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Hashani tha se nga hetimet e para mësohet se në kazinonë ,,Kajot” në rr.,,Halil Alidema” në Gjilan, ankuesi kishte deklaruar se ishte sulmuar nga persona të panjohur deri sa ishte në vendin e tij të punës.

UBT

Në bazë të deklaratës së viktimës ai ishte lidhur me ngjitës për këmbë dhe duar dhe pastaj iu kanë grabitur me forcë 1000 (njëmijë) euro para të gatshme.

Pas grabitjes të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur. Hetuesit Policor Rajonal dhe krim teknika po ashtu kanë dal në vendin e ngjarjes, njashtu është vendosur edhe unaza e çeliktë për rreth zonës së incidentit.

Por sipas Hashanit pas marrjes së deklaratës nga viktima në lokalet e Policisë në prani të avokatit mbrojtës dhe hetimeve të detajuara, hetuesit kanë arritur në dëshmi të bazuara se viktima dhe një i dyshuar i cili ishte punëtor i më hershëm në këtë lokal e kishin inskenuar rastin për përfitimit material për vete e më pastaj të hollat ti ndanin në mes vete.

Me vendim të prokurorit Komunal në Gjilan rasti shkon në procedurë të rregullt në Gjykatë. Mjetet e marruara paligjshëm i kanë kthye pronarit legjitim nga ana e hetuesve rajonal tha Hashani./rajonipress/