ARKATANA

Insiston Nait Hasani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është mjaft kritik ndaj qeverisjes së Isa Mustafës.

E, duke parë që kjo Qeveri, sipas tij, nuk mund të ndryshojë, ai thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Deputeti Hasani thotë se zgjedhjet duhet të mbahen brenda këtij viti, por jo vetëm pse ato i kërkon opozita.

“Jo pse kërkon zgjedhje opozita ne duhet të shkojmë në zgjedhje, por për shkak të mungesës së investimeve, premtimet që i ka dhënë Qeveria nuk ka mundur t’i realizojë, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, tha Hasani për Radio Kosovën.

Teksa i kërkon zgjedhjet si mënyrë për daljen nga kriza politike e institucionale në vend, deputeti Hasani shprehet mjaft kritik për Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

“Performanca e Qeverisë tregon që nuk ka një zhvillim të vendit dhe mungesa e zhvillimit të vendit, jep një mundësi që ne duhet të ndryshojmë. Ndryshimet janë, ose duhet të shkojmë në zgjedhje, ose duhet të performojë Qeveria. Qeveria nuk ka mundësi të performojë, prandaj duhet të shkojmë në zgjedhje”, shprehet ai.

Uji Dea

Një arsye shtesë pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje, sipas tij, është mosfunksionimi i duhur i Kuvendit të Kosovës.

“Ana tjetër është mungesa e zhvillimit demokratik të sistemit në Kuvend, tregon se ne jemi në gjendje të anarkisë brenda Kuvendit, në gjendje të papërshtatshme të zhvillimit të punimeve të Kuvendit dhe kjo tregon se ne domosdo duhet të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Hasanit, zgjedhjet i kërkon edhe elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj se qytetarët e kanë humbur besimin, e kanë humbur shpresën dhe atyre do t’u kthehet shpresa me anë të zgjedhjeve. Edhe elektorati i PDK-së, e ka humbur shpresën dhe edhe ai kërkon zgjedhje për ndryshim të kësaj gjendje”, tha Hasani për Radio Kosovën.

Ndryshe, opozita tash e disa muaj po kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërsa krerët e partive të koalicionit qeverisës thonë se zgjedhje do të ketë sipas afatit kushtetues në qershorin e vitit 2018.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.