Uji Dea

Insajder: Policia serbe ndihmon kontrabandën drejt Kosovës

/ 3 minuta lexim

Në episodin e dytë të serialit “Plackitja Patriotike” ekipi i emisioni Insajder të televizionit serb B92 zbulon pas një kërkimi disa mujor, se rrugët alternative të cilat nga Serbia qojnë në Kosovë janë shndërruar në rrugë të kontrabandës të cilat edhe sot pa u penguar funksionojnë.

Sipas Insajderit, buxheti i Serbisë nga këto kalime është dëmtuar më shuma milionëshe.

“Numri më i madh i prodhimeve që nga Serbia shkojnë në Kosovë edhe më tej janë të liruar nga TVSH-ja. Me udhëzim të Qeverisë së Serbisë, vitin e kaluar, TVSH-ja është rikthyer vetëm në naftë, vetura dhe kartela telefonike, por edhe këto mallra mund të lirohen nga TVSH-ja në Serbi me kushte të ndryshme”, raporton Insajder
Pas incidenteve të vitit të kaluar në barrikada, është arritur marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për menaxhimin e unifikuar të kalimeve doganore.

Derisa kjo mos të ndodh, EULEX në bazë të marrëveshjes së arritur, ka marrë vendim që mallrat me akcizë nga Serbia duhet të zhdoganohen vetëm në Merdare dhe se më nuk mund të kaloj nëpër pikë kalimet tjera kufitare.

Pala serbe, megjithatë, këtë vendim e injoron duke u thirrur në udhëzimet e Qeverisë së Serbisë që mallrat me akcizë të prodhuara në Serbi edhe më tej duhet të kalojnë përmes Rudnicës.

E gjitha kjo siç e shfaq Insajderi në terren veprohet në mënyrë plotësisht paradoksale.

UBT

Ngasësit e kamionëve dhe cisternave në kalimin kufitar në Rudnicë nga institucionet përgjegjëse serbe marrin dokumente verifikuese që mallin nga Serbia ta fusin në Kosovë.

Në vend të kësaj, më pas, kamionët vazhdojnë vetëm dy kilometra larg punktit të EULEX-it, ku me pas duhet të dërgoheshin në kalimin kufitar në Merdare në mënyrë që malli të evidentohet që ka hyrë në Kosovë, mirëpo kamionët menjëherë kthehet në kalimin në anën serbe, formojnë kolona të gjatë dhe fizikisht kthehen në Serbi në mënyrë që nga aty të futen nëpërmjet rrugëve ilegale në Kosovë.

Gazetarët e Insajderit më shumë kamera të fshehura kanë përcjellë zhvillimet kur shoferët e kamionëve nga Serbia në kalimin kufitar në Rudnicë marrin dokumentet verifikues që mallin ta transportojnë në Kosovë e me pas kthehen në drejtim të Serbisë dhe formojnë kolona të cilët më pas vazhdojnë drejt rrugëve ilegale.

Konvoji i kamionëve më mallra komerciale përcillet nga patrulla e MUP-it nga kalimi kufitar në Rudnicë deri të rrugët ilegale që nga Serbia dërgojnë në Kosovë, respektivisht deri te rruga ndërmjet Rashkës dhe Novi Pazarit.

Rade Miliq, ushtrues detyre i Shtabit të MUP serb për Kosovën ka thënë se këtë e bëjnë “për shkak se bashkësia serbe bojkoton këtë kalim për shkak të pranisë së institucioneve të Kosovës”.

“Në mënyrë që të ketë rritje te keqpërdorimit të atij malli në territorin e Serbisë qendrore, pjesëtarët e Ministrisë sonë, policia e rregullt, organizon kolonat duke i përcjellë deri të vija administrative”, ka thënë Miliq. (ORAinfo)