HW

Injorimi i amerikanëve dhe i britanikëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkesat e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, por edhe të asaj Britanike që të mos emërohen në pozita të larta shtetërore të dënuarit për “Krime lufte”, personat që kanë aktakuza aktive për “Krime”, si dhe keqpërdoruesit e buxhetit publik po injorohen nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ambasada e Amerikës në Prishtinë të martën e kaluar ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e tilla të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se emërimet e tilla po e dëmtojnë funksionimin e rregullt të institucioneve vendore.

ARKATANA

“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia ose janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për ‘Krime të rënda’, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre nuk kanë vend në pozitë zyrtare”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së.

Sipas tyre, emërime të tilla minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë dhe privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në Qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.