Fundamenti

Iniesta shpallet lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian

/ 2 minuta lexim

Kiev – Mesfushori i ekipit kombëtar spanjoll, Andres Iniesta është shpallur lojtari më i mirë në Kampionatin Evropian në Ukrainë dhe Poloni.

“Zgjedhja e Iniesta vë theksin në zgjuarsi, kreativitetit dhe modesti,” shkruante në deklaratën e UEFA-s ndër të tjera.

UEFA, mes tjerash, Steven Gerrardin e lavdëroi duke thënë se ai ka “shfaqur shpirt të madhe luftarak, guxim, dhe se ishte një lider i vërtetë në fushë.”
Është interesante se përveç kapitenit të “Albion” vetëm edhe sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, është zgjedhur në mesin e lojtarëve më të mirë të kampionatit, e që kombëtarja e tij nuk ishte në mesin e katër ekipeve më të mira të evropianit.

Ekipi më i mirë i Euro 2012 duket kështu:

Fidanishtja

Portierë: Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjë), Manuel Neuer (Gjermani);

Mbrojtjes: Gerard Pique (Spanjë), Fabio Coentrao (Portugali), Philipp Lahm (Gjermani), Pepe (Portugali), Sergio Ramos (Spanjë), Jordi Alba (Spanjë);

Mesfushorë: Andres Iniesta (Spanjë), Xavi Hernandez (Spanjë), Daniele De Rossi (Itali), Steven Gerrard (Angli), Sami Khedira (Gjermani), Sergio Busquets (Spanjë), Mesut Ozil (Gjermani), Xabi Alonso (Spanjë ), Andrea Pirlo (Itali).

Sulmuesit: Mario Balotelli (Itali), Cesc Fabregas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), David Silva (Spanjë), Zlatan Ibrahimoviq (Suedi)