UBT

Informator i Komunës mos u “prek”, asgjë personale!

/ 5 minuta lexim

Gjilan -Kundër reagim ndaj reagimit të zyrës për informim të Komunës së Gjilanit, lidhur me analizën e grupit të ekspertëve të OJQ LLD, me titull: “Marrëveshje politike duke shkelur ligjet dhe standardet demokratike-politike”, botuar në agjencinë rajonale të Lajmeve www.rajonipress.com,dhe në portalin lokal www.2lonline.com, më 07 gusht 2012.

Grupi i ekspertëve të OJQ-së, Lobimi për Ligjin dhe Demokracinë(LLD) ka reaguar ndaj vlerësimeve të zyrës për informim . Në reagimin e saj thuhet se “Që nē fillim duam tē ia bējm me dije Informatorit tē Komunës, se reagimi i tij nuk është i ndërlidhur me analizën të cilën e ka publiku grupi i ekspertëve të OJQ LLD, sepse ai nuk e ka ndërlidhur reagimin e vet me asnjë çështje që ka ngritë grupi i ekspertëve, por keni ka reaguar si zakonisht, sa për të thēnē diçka d.m.th paushall! Ai kështu ēshtë mësuar të reagoj ndaj atyre tē cilēt kanë synim tē pērhershēm “turrjen” drejt pushtetit, dhe me të njëjtin stil “frige” iu ēshtē përgjigjur, njē shqetēsimi tē cilin e kanē prezantuar ekspertët e OJQ LLD!.

Informatorit tē Komunës, po ia bëjmë me dije se grupi i ekspertëve të organizatës tonë, kētē vit ka marr vendim qē ta përcjellë vitin e fundit të qeverisjes, në Komunēn e Gjilanit. Ne do ta vlerësojmë qeverisjen e Gjilanit, dhe nga kjo, ju nuk keni nevojë të shqetēsoheni, sepse kētē Komunē ju e keni marr në “besim”, dhe ajo si e tillē, më së paku është e juaja, andaj ndaj asaj, ju nuk mund të silleni si të doni?!

Ne në strukturat tona i kemi mbi 50 ekspertë të Gjilanit, të të gjitha fushave, (mos harroni të gjithë janë në punë), tē cilēt janë dëshmuar, dhe po dëshmohen pērditē se dinë dhe munden tē punojnē me sukses nē fushat e tyre, ndërsa ju keni 183 punonjës në administratë me shkollim të ulët, (rreth 70%), i bie administratë amatore, të cilin numër e keni rrit ju, jo ne, as “ata”.

Stili i reagimit tē Informatorit tē Komunës është bērē i “bajatshëm” dhe po e pengon “zērin” e ekspertëve dhe njohësit e fushës publike, tē cilēt e duan Gjilanin shumë, madje disa të tillë i ka në ekip edhe LLD.

Ne u kemi bërë me dije, se marrëveshja politike për t’ia vazhduar jetën koalicionit nuk është dobiprurëse, sepse askund nuk bëhen marrëveshje të tilla që të ndahen postet profesionale, si: drejtorat e shkollave, zv.drejtorat, shërbyesit civil, etj. Këtë çudi ne nga ju e kemi dëgjuar dhe nuk e kemi shpikë?! Ju e keni marrë një “zanat” të keq, sepse jeni mësuar qē të polemizoni me opozitën nga distanca me “vica”, e me ne duhet të “dini”, ju nuk keni kaçik tē na hidhni hi syve.

Informator i Komunës, nga tani në Gjilan keni të pranishme dhe shumë aktive një sektor të shoqërisë civile (kemi drojë se nuk e dini kush bën pjesë në shoqërinë civile) OJQ-ët, e konkretisht ekspertët e OJQ LLD, tē cilēt do të monitorojnë hapat e udhëheqjes së Gjilanit.

RCCOLA

Për ta pasqyruar ty më mirë, i nderuar, kuptoje njëherë e përgjithmonë se shoqëria civile nuk e ka në misionin e saj marrjen e pushtetit, ashtu siç t`i ke pretenduar në reagimin tënd, por qëllimi primar i saj është të reagojë ndaj padrejtësive dhe keqpërdorimeve që u bëhen qytetarëve nga ana e pushtetit e në këtë rast nga ju.

Informator i Komunës, ju deri tani, keni qenë të mësuar qē t’i keni disa organizata “kinse” të shoqërisë civile në Gjilan, por neve nuk na ka ënda atë stil, “hesht e përkrah nëpër qoshe”.

Ne parim të punës e kemi profesionalizmin dhe interesin e qytetarit, dy parime të cilat rrënjësisht dallojnë nga parimet me tē cilat ju udhëhiqni me qytetarët! I nderuar mos na konsidero neve rrezik për marrjen e pushtetit, sepse është opozita (partitë politike) ajo e cilat duhet të synojnë një gjë të tillë!

Ju, po krijoni precedana të pa zakontë në qeverisje lokale?! Po lidhni marrëveshje për vazhdim tē koalicionit, të cilat praktika nuk janë të njohura (së paku deri tani).! Ju nuk dini të bëni dallimin, institucion me parti?! Për çështje partiake ju reagoni në emër të Komunës, çka dëshmon partizimin e institucionit tē Komunës! Ju jeni ata që para pak javësh keni kualifikuar dhe shpallur protestat e qytetarēve për “siguri kudo”, si protesta me motive politike! Kush jeni ju ta bëni këtë kualifikim, pse i jepni të drejtë vetit për këtë sjellje?! Mos harro se në Gjilan ka intelektual të përmasave botërore, të cilët njohin parimet Karl Poperiane të shoqërisë me mendim të hapur.

Pēr mē keq, ju po i kushtëzoni qytetarët, nē shfrytëzimin e të drejtave tē tyre në ofrim të shërbimeve publike, duke i shkelur të drejtat e tyre, sepse nuk dini të krijoni mekanizma tjerë për t`i detyruar ata, qē t’i shlyejnë obligimet e tyre?! Ju po i kundërshtoni qëndrimet e organeve më të larta qeveritare (MAPL-ën), pēr kētē çēshtje, thuajse ju “dini” më së shumti në këtë vend! Por kini kujdes me qytetarin e Gjilanit, ai nuk është i padijshëm, dhe mos e nëpërkëmbni, sepse ai di të ju ndëshkojë, mos e harroni këtë?!

Bordi i OJQ LLD