Fundamenti

Inflacioni në Kosovë arrin 6% në shkurt 2026, rriten çmimet e ushqimit dhe fluturimeve, ASK publikon statistikat

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2026.

Në publikimin e ASK’së, thuhet se çmimet e konsumit janë me një shkallë të rritjes për 6,0 % vjetore dhe 0,6 % mujore, përcjell Express.

Tutje shtohet edhe se, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025. Inflacioni mujor ishte 0,6 % në muajin shkurt 2026.

HW

‘’Shkurt 2026 / Shkurt 2025 6,0 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin shkurt 2026, krahasuar me muajin shkurt 2025.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5 %); bileta të fluturimeve (39,0 %); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (33,4 %); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (16,8 %); pemë (16,4 %); mirëmbajtje dhe riparim të pajisjeve personale të transportit (15,1 %); mish (14,7 %); pushime të organizuara (13,2 %); shërbime ambulantore (9,6 %); shërbime hoteliere (9,5 %); kafe, çaj dhe kakao (9,3 %); peshq (8,0 %); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,4 %); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (6,7 %); kujdes personal (6,6 %); perime (6,4 %); pije alkoolike (6,4 %); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1 %),; qumësht, djathë dhe vezë (5,6 %); mirëmbajtje dhe rregullim të vendbanimit (5,5 %); prodhime ushqimore (5,4 %); gjëra personale (5,2 %); bukë dhe drithëra (5,2 %); duhan (4,2 %); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9 %); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,9 %); veshje (3,3 %); vajra dhe yndyra (3,1 %); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (2,7 %); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,4 për qind në IHÇK.’’, thuhet në njoftimin e ASK’së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.