Mobi Casa

Infektimi me COVID-19 mund të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Me kalimin e kohës, po publikohen më shumë studime në lidhje me ndikimin afatgjatë të COVID-19 në trup.

Krahas coronavirus-it të gjatë, shkencëtarët po shqyrtojnë gjithashtu nëse virusi mund të rrisë rrezikun e dikujt për të zhvilluar sëmundje të tjera.

Studimet e fundit sugjerojnë se COVID-19 mund të rrisë rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e shkencëtarëve të shqetësuar për një rritje të ardhshme të numrit të pacientëve.

Hulumtimi – i kryer nga King’s College në Londër, zbuloi se gjasat e një pacienti për të zhvilluar diabetin u rritën në tre muajt pas infeksionit me rrezikun për t’u kthyer në normalitet pas 23 javësh.

Mobi Casa

Përfundimet nga hulumtimi u arritën pas analizës së të dhënave mjekësore të më shumë se 428 mijë pacientëve me COVID-19.

Pikërisht në këtë grup u zbulua se kishte 81 për qind më shumë raste të diabetit të diagnostikuar në katër javët e para pas COVID-19. Rreziku mbeti mesatarisht në 27 për qind për 12 javë. Megjithëse rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit dy zgjati vetëm për tre muaj, studiuesit thanë se mjekët duhet të ushtronin “vigjilencë” pasi një pacient u kap me coronavirus.

Profesori i Fondacionit Britanik të Zemrës Ajay Shah tha se gjetjet do të ishin “jashtëzakonisht të vlefshme për mjekët që menaxhojnë miliona njerëz që kanë pasur COVID-19”. Profesor Shah shtoi: “Është e qartë se vigjilencë e veçantë kërkohet për të paktën tre muajt e parë pas COVID-19”.

Ndërsa kjo tingëllon shqetësuese, shkencëtarët thanë se nuk kishte prova për një rritje të rrezikut afatgjatë të gjendjes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.