Uji Dea

Indinjohet Çun Lajçi: Kryeministër, dil e recito vet!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Aktori i madh i skenës sonë, Çun Lajçi, ka shpërthyer me fjalë të rënda për qeverinë e Kosovës, gjegjësisht udhëheqësit të qeverisë, Hashim Thaçi.

Në një postim të tijin në Facebook, Lajçi ka treguar se si ka kontaktuar me ish- Komandantin e UÇK-së, Rrustem Berisha, në lidhje me organizimin përkujtimor për “Betejën e Koshares” që mbahet më 9 prill.

Lajçi thotë se Berisha i ka thënë atij se kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që të paguajë vetëm pjesën teknike të organizimit, dhe jo edhe artistin Çun Lajçi për recitimin e vjershës të cilën e ka shkruar enkas për këtë organizim.

Ndaj kësaj deklarate, Lajçi ka reaguar rëndë, me fjalë të rënda ndaj ushëheqësisë së shtetit.
Në vijim po e postojmë të plotë dhe të paredaktuar deklaratën e artistit Çun Lajçi:
“Ka vdekur koha e argatve!

FIDANISHTJA

Me thirri komandant Rrustem Berisha e me tha: Qeveria ka vendosur qe me daten 9 Prill, me rastin e Betejes se Koshares, te paguhet vetem teknika e zerimit-pra mikrofoni e zmadhuesit-por jo edhe artisti Çun Lajçi. Ai mundet me recitue pa pare nese don.

I thash: O Komandant, me vjen keq, por Kryeministri e 40 ministrat e zavendes ministrat e keshilltaret e tij me marre rroge e une me shkue me ua madhnue pranine e tyne pa pare, me nji pension te pshurrt- Jo kurre! Mua nuk me duhet mikrofoni se zoti ma ka dhurua zanin qe jehon si pushke dhe nuk ma “blen” as nji qeveri!

Une timen e kam ba. E kam shkrue poezine “Agim nder male” kushtuar Agim Ramadanit dhe fal Burim Krasniqit ma ka regjistru pa pare ne studion e vet dhe ma ka postue ne YouTube – te cilit i falenderohem publikisht.

Ka vdekur koha e argatve more zotni! Dil e recito vet z.Kryeminister”.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.