FITORJA

Incidenti i fundit në kufirin Kosovë – Serbi mobilizon komunën e Kamenicës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kamenicë – Ditëve të fundit ka pasur incidente në pjesë të ndryshme të Kosovës, nga të cilat pati edhe jetë të humbur, dhe këto incidente kishin si arsye kalimet ilegale të kufirit kryesisht nga persona që merren me prerjen e pyjeve. Qëllimi ynë është që në këtë situatë të apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe kur prejnë pyjet me leje të autoriteteve përkatëse, por që këto pyje ndodhen afër kufirit. Gjithashtu kërkojmë nga zyrtarët pyjor dhe drejtoria e bujqësisë që të jenë shumë të vëmendshëm gjatë mbikëqyrjes së prerjes së pyjeve për të cilat kanë dhënë leje ka thënë Fatmir Matoshi.

Komuna e Kamenicës është e përkushtuar për bashkërendimin e angazhimeve të institucioneve të ndryshme për sa i përket parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve, raporton rajonipress.

Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e policisë, zyrtarët e Drejtorisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, shefin e inspektoratit dhe shefin e personelit.

Qëllimi i takimit ishte për të koordinuar aktivitete të përbashkëta me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti përgjatë vijës kufitare Kosovë- Serbi. “Ditëve të fundit ka pasur incidente në pjesë të ndryshme të Kosovës, nga të cilat pati edhe jetë të humbur, dhe këto incidente kishin si arsye kalimet ilegale të kufirit kryesisht nga persona që merren me prerjen e pyjeve. Qëllimi ynë është që në këtë situatë të apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe kur prejnë pyjet me leje të autoriteteve përkatëse por që këto pyje ndodhen afër kufirit. Gjithashtu kërkojmë nga zyrtarët pyjor dhe drejtoria e bujqësisë që të jenë shumë të vëmendshëm gjatë mbikëqyrjes së prerjes së pyjeve për të cilat kanë dhënë leje.”

Eco Higjiena

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Islam Isufi, është shprehur i gatshëm për të kontribuar në këtë aspekt përkundër faktit se zyrtarët pyjor sipas tij i nënshtrohen rreziqeve të ndryshme gjatë punës së tyre.

Zëvendës komandanti i Policisë Gani Huruglica, ka shprehur gatishmërinë e policisë për patrullime të përbashkëta me zyrtarët pyjor. “Ne jemi të gatshëm që të asistojmë në çdo thirrje tuajën me qëllim të ruajtjes së pyjeve që janë pasuri shtetërore por edhe me qëllim ta parandalimit të incidenteve të ndryshme që mund të rezultojnë me viktima në njerëz:” tha zëvendëskomandanti Gani Huruglica.

Në takim u dakordua që Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural të iniciojë bashkëpunim më të madh me policinë e Kosovës, dhe të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e KFOR-it me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve.

Të gjitha palët apelojnë te qytetarët që të lajmërojnë të gjithë prerësit ilegalë të pyjeve për të ndihmuar institucionet në ruajtjen e jetëve dhe pasurisë shtetërore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.