Hidromorava

Inaugurohet rrjeti i rivitalizuar në fshatin Livoq të Epërm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me rastin e inaugurimit të rrjeti të rivitalizimit në fshatin Livoq të Epërm që ka mbi 400 shtëpi Qemajl Mutsafa tha se ky është një projekt i komunës që ka kushtuar mbi 60 mijë euro. Mustafa tha se Anamorava në përgjithësi nuk është e pasur me ujë të pijshëm dhe ka kërkuar nga banorët që ta ruajnë si sytë e ballit.

Në fshatin Livoq të Epërm të mërkurën është përuruar ujësjellësi i rivitalizuar i këtij fshati që ka mbi 400 shtëpi. Komuna ka ndarë mbi 60 mijë euro për ta bëtë funksional ujësjellësin për këtë fshat, derisa Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike dhe Mirvete Hoti e Mumin Morina nga “Hidromorava” tha se komuna po bënë përpjekje maksimale që tu dali në ndihmë banorëve e në veçanti në rastet kur në pyetje është uji.

Mustafa tha se Anamorava ka mungesë të ujit të pijshëm dhe kërkojë nga banorët që ta ruajn si sytë e ballit.”Ne kemi dhënë mbi 60 mijë euro për këtë rrjet të ujit, por kjo nuk është e mjaftueshme, nëse ajo nuk mirëmbahet profesionalisht dhe nëse ju si qytetarë nuk kujdeseni për te” tha Mustafa.

Mobi Casa

Mustafa tha se Gjilani megjithatë ka bërë hapa pozitiv sa i përket shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit në qytet e fshatra.”Në fshatra ndoshta ka aty këtu probleme sepse rrjetet janë të vjetruara dhe edhe të rejat nuk mund të mirëmbahen si duhet”. Mustafa tha se kompania “Teuta M” e ka kryer punën si duhet pavarësisht disa vonesave financiare që i kemi pasur.

Kurse Mirvete Hoti drejtoreshë në “Hidromorava” tha se banorët duhet të kujdesen për ujin dhe së pari ata duhet të kyçen në mënyrë legale në rrjetin e qytetit duke i vendosur ujëmatësit.”Vetëm në këtë mënyre na ndihmoni neve dhe ju vetën sepse pa pasur investime nuk mund të ketë as ujë në të ardhmen” tha Hoti.

Avdyrrahim Musliu në emër të banorëve ka falënderuar komunën dhe Qemajl Mustafën për kujdesin që kanë treguar që ky fshat të ketë ujë sikur çdo fshat tjetër me një numër kaq të madh të banorëve. /rajonipress/