Mobi Casa

Inaugurohet Qendra e Karrierës në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Është inauguruar Qendra e Karrierës në Komunën e Kamenicës, qendër kjo e cila do të ofrojë ndihmë për kuadrot e reja që të orientohen në karrierë.


Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në inaugurimin e kësaj qendre ka thënë se Qendra e Karrierës do të ndihmojë në diktimin apo zbulimin e hershëm të talenteve tek nxënësit për fusha të caktuar.

“Misioni kryesor i Qendrës së Karrierës është që të mbështes dhe inkurajojë nxënësit në zgjedhjen e profilit të tyre, të ofrojë të gjitha informacionet mbi drejtimet dhe zgjedhjet që ofrojnë shkollat profesionale ekzistuese, të i njoh ata me nevojat e tregut të punës, që edhe mund të bëjnë më të lehtë zgjidhjen, të punojë në arritjen e dakordimit si dhe realizimin e punës praktike për këto profile, si dhe ndërlidhjen mes mundësive që jep tregu për profilin e caktuar me nxënësin pas përfundimit të shkollimit”, është shprehur Rahimaj.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, theksoi se sa e rëndësishme është orientimi i nxënësve në drejtimin e duhur për të ardhmen e tyre.

ARKATANA


Ndërsa Drejtori Ekzekutiv i Projektit “Enhancing Youth Employment”, Julian Peach, falënderoi Rahimaj për bashkëpunim, dhe uroi nxënësit e Kamenicës për hapjen e kësaj qendre, duke thënë që shpreson që t’iu shërbej në aftësimin profesional dhe ta shohin si mundësi praktike për profilin që ata do të zgjedhin.

Kurse Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Drervishi, është shprehur i lumtur që më në fund pas nënshkrimit të marrëveshjes është hapur kjo qendër, dhe tha se përveç orientimit të të rinjëve në karrierë, qendra do të jetë në funksion të orientimit të jetës në Komunën e Kamenicës.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte Drejtori i SHMLP “Andrea Durrsaku”, Bekim Kastrati, drejtorë të shkollave tjera, nxënës dhe qytetarë.

Qendra e Karrierës në Kamenicë është në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me projektin “Enhancing Youth Employment”, projekt i Agjencisë Zvicera për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga HELVETAS./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.