ARKATANA

Inaugurohen shkronjat e arta të UÇK-së në Gjylekar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në fshatin Gjylekar të Vitisë është mbajtur sot ceremonia solemne e inaugurimit të shkronjave të arta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këtë ngjarje mori pjesë zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e vendosjes së këtyre shkronjave si simbol i sakrificës dhe luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit.

Gjatë ceremonisë u bë edhe shpalosja e një memoriali, ku janë gdhendur emrat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë nga fshati Gjylekar: Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Shaban Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli.

Në inaugurim ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili uroi vendosjen e këtij obelisku si dhe Ditën e Veteranëve.

FIDANISHTJA

Ai theksoi se Kosova sot ka nevojë për një ushtri dhe një shtet të fortë, duke shtuar se përmes vendosjes së obeliskëve dhe memorialeve të tilla po jetësohet dhe ruhet historia e çlirimit të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Ahmet Jusufi, komandant i Zonës Operative të Karadakut, si dhe Shefket Musliu, komandant i UÇPMB-së.

Ngjarja u organizua nga këshilli iniciues i fshatit Gjylekar, ndërsa morën pjesë veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të shumtë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.