FITORJA

Inaugurimi i presidentit, nën masa sigurie

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kohën kur në shumë shtete të botës po jepen udhëzime për të shmangur vendet më frekuentim të madh për shkak të rreziqeve nga sulmet terroriste, një tubim i madh pritet të zhvillohet të premten e 8 prillit në sheshin Skënderbe në Prishtinë.

Mbi 500 mysafir, president të vendeve të rajonit e burrështetas të vendeve të ndryshme pritet të marrin pjesë në ceremoninë inauguruese të zgjedhjes se Thaçit president.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë thonë se tani për tani Kosova nuk është në hartën e sulmeve terroriste.

Sipas tyre, kjo ceremoni është paralajmëruar kohë më parë dhe i ka dhënë mundësi Policisë së Kosovës dhe organeve të sigurisë që të përgatiten për të ofruar sigurinë e nevojshme.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami nuk pret qe ceremonia inauguruese e zgjedhjes se presidentit të cenohet nga ndonjë sulm eventual.

FIDANISHTJA

Ai më shumë i druhet ndonjë veprimi të opozitës.

Sipas tij, për shkak të polarizimeve të skajshme në mes pozitës dhe opozitës dhe për shkak të kundërshtimeve të mëdha brenda dhe jashtë Kuvendit të zgjedhjes se presidenti, opozita mund të ndërmarr ndonjë veprim qe ta prishë inaugurimin solemn, por jo deri në atë shkallë sa të rrezikohet siguria njerëzore.

E, në një përgjigje më anë të email-it, Policia e Kosovës thotë se është e përgatitur t’i ndërmarr masat e nevojshme.

“Policia e Kosovës bazuar ne autorizimet e saja ligjore do te ndërmerr te gjitha masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë, ruajtjes se rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për Tribuna Channel.

Partitë opozitare ende nuk kanë zbuluar ende se si do të veprojnë në ketë ceremoni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.