INA i kërkon pronat që kanë qenë të uzurpuara nga “Kosova Petroli”

Kompania INA me seli në Zagreb ka bërë kërkesë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që t’i marrë me qira pikat e shitjes së karburanteve, që deri vonë kanë qenë të uzurpuara nga “Kosova Petroli”.
INA pretendon se është pronare e 29 pikave të shitjes së derivateve të naftës, të cilat gjenden në territorin e Kosovës. Kjo kompani vlerëson se ka të drejtë t’i marrë me qira këto pika deri në përfundim të procesi gjyqësor për definimin e pronarit të vërtetë të tyre që ka nisur në vitin 2005, shkruan sot Koha Ditore.
Në pikat e shitjes së karburanteve që INA ka pretendime pronësore, biznesin e ka zhvilluar ish-deputeti i PDK-së, Bedri Selmani, i cili nuk ia ka paguar asnjë cent AKP-së për shfrytëzimin e tyre.