Hidromorava

In memoriam: Ukshin Zajmi publicisti i urtë i pellgut të Luginës së Moravës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një njeri i urtë, gazetar, publicist veteran, letrar Ukshin Zajmi tashmë i përket amshimit!… Lajm i rëndë për të gjithë ne që e kemi njohur, respektuar dhe çmuar… Pa dyshim ikja e “Ukëzanos”, kështu e kishte nofkën që i kishte vënë vetes, varfëroi kulturën tonë publicistike…Gjithsesi mbetëm të varfër edhe pa një njeri të mirë, njeri me artikulime të qarta në sferën e informimit; autorit të kronikave historike e shoqërore në hapësirën e Pellgut të Moravës së Gjilanit me Dardanë e Malësi të Gallapit… Uka i pandalshëm e komunikativ… Uka i veprimtarive letrare-artistike në shkollat e nivelit të mesëm në Gjilan, në Kamenicë e gjetiu…

Uka i korrespondencave, lajmeve kulturore për “Flakën e Vëllazërimit” në Shkup para Luftës e pas Luftës Çlirimtare në Kosovë… Pa dyshim artikujt e Ukshin Zajmit për rrjedhat kulturore-artistike, për depërtimin e censuruar të kulturës shqiptare në mediet e censuruara të kohës, pasqyronin ritme jete brenda nëntekstit, në të përditshmen “Rilindja”, në RTP ku kryente detyrën e korrespondentit për hapësirën e Gjilanit e të rrethinës.

FIDANISHTJA

Koha e hyrjes së Ukshin Zajmit në vitet e moshës së tretë, është me interes për tu theksuar përqendrimi i tij në kërkime të terrenit, për grumbullimin e të dhënave për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Gallapit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Nga këto kërkime të publicistikës historike, Ukshin Zajmi publikoi një seri shkrimesh në portalin e popullarizuar “Zemra Shqiptare”.

Gjithsesi, ai la një mori dorëshkrimesh me interes për sferën e studimeve historike dhe etnografike, shënime artefaktesh për lashtësinë e ilirë-dardanëve për studiues e specialistë të arkeologjisë… Ukshinin do ta kujtojmë si karakter të sinqertë, me ndjenjën e afrisë dhe mëtimin për shkëmbime të ndërsjella… Figura e Ukshin Zajmit rrezatonte kthjelltësi, mirësi dhe miqësi…Qoftë i përhershëm fanari i dritës tij Iluministe!/mehmetali rexhepi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.