FIDANISHTJA

In memoriam: Shukri Sylejmani (1962-2020), shuhet bamirësi – dritëson bamirësia

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Iku edhe Shuka në amshim! Lajm i pikëllueshëm për mua, për të gjithë ata që e kanë njohur, edhe për të gjithë të tjerët që i kanë prekur e përjetuar dorëdhënie të sinqerta të Shukri Sylejmanit… Shuka nuk jetoi vetëm për vete por, Ai jetoi edhe për të tjerët… Ndryshe mund të pohojmë “ishte shpirt i huaj” në kuptimin e plotë të fjalës bamirësi.

Humanist e përkrahës i përhershëm i sportit në Gjilan, i veprimtarive sportive, kulturore dhe i luftës së UÇMB-s, i luftës së UÇK-s, i skamnorëve, sponsor librash e bëma të tjera, aq sa i ndodhi ta linte keq madje edhe vetveten e familjen e vet… Shpesh herë i penguar në ndërmarrjet e tij, i kërcënuar e rrezikuar nga rivalë të ligj, Shukriu mbeti shpirt-gjerë, duke e ruajtur gjakftohtësinë, mirësinë, nuk u luhat asnjë herë nga vlerat dhe cilësitë njerëzore, të cilat i kishte të rrënjosura në thellësitë e karakterit të tij urtar. Ishte lehtë të komunikoje me Shukriun, sepse për hyrje në shpirtin e tij njerëzor nuk kishte porta, as dyer të mbyllura, kushdo që ia mësynte mund të hynte në shtëpinë e shpirtit Tij dhe të ndjehej i mirëseardhur…

Padyshim Gjilani humbi një njeri me vlera, ngase të mirat e Tij Ai nuk i baraspeshonte me përfitime pozitash, as postesh. Ai nuk i vardisej hierarkisë politike; nuk shtyhej me bërryla, nuk përdorte taktika përfituese për ngritjen personale… Madje, pas rënies së veprimtarive prodhuese të Tija, përjetoi krizën e papunësisë, ndonëse Shuka ishte inxhinier i diplomuar dhe, pikërisht këtu shfaqet dhimbja dhe faqe-bardhësia e Tij.

Hidromorava

Shukri Sylejmanit i rrahu fort zemra për hallet e popullit të vet, por nuk e përdori demagogjinë për t`ia shprehur ato halle, sikurse e hasim dendur në mjedisin tonë, dhe, assesi ta mposhtim si dukuri të realitetit tonë të vrazhdë e hileqarë…Shuka shkoi me të mirat e Tij, besoj se la një shëmbëlltyrë për ta ndjekur, për t`i përngjasuar, për ta përtëritur në vazhdën e rrjedhave tona të rënda jetësore të shtet-bërjes e shtet-ndërtimit…

Pastë dritë të përhershme kujtimi për bamirësin Shukri Sylejmani! Patëm fatin dhe nderin ta kemi të tillë, andaj pieteti për Shukriun është i lartë!

Gjilan, më 23 shtator 2020 Mehmetali Rexhepi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.