UBT

Importi në Kosovë arrin shifra rekorde, prinë mallrat nga Turqi dhe Kina

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin Gusht 2024.

Deficit tregtar ka arritur 9.4% në muajin gusht 2024 krahasuar me muajin gusht 2023.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 9,4% në muajin gusht 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 498,5 milion euro, krahasuar me deficitin prej 455,8 milion Euro në vitin 2023. ”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ndërsa eksporti mbulon importin me vetëm 14,4%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milion euro, ndërsa importi 582,0 milion euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

FITORJA

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,9% e përbëjnë produktet minerale; 14,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë mjetet e transportit; etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,8 milion Euro, ose 18,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (2,2%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 264.6 milionë euro, ose 45,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,1%) dhe Kina (12,9%).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.