Imamët ruajtës të fesë, kombit e atdheut

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Libri monografik “IMAMËT E GJILANIT 1912-2015”- monografi nga Islam Osmani gazetar, i botuar para disa ditësh përmban një histori fetare të kultivimit dhe ruajtjes së Fesë Islame, të Kombit dhe atdheut në territorin e Gjilanit në periudhën e përmendur kohore( mbi një qind vjeçare), për të cilën bëhet fjalë në këtë libër. Këtu përshkruhet kontributi e puna e 187 imamëve në xhami, por jo vetëm ajo por edhe puna e tyre si bartësit kryesor të kauzave fetare e kombëtare.

Me hulumtimin dhe studimin e bërë të shumë personaliteteve të shquara fetare-islame dhe patriotike të qytetit dhe rrethinës së Gjilanit, jam munduar të ndriçoi një periudhë kohore një qind vjeçare të kultivimit dhe ruajtjes së Fesë Islame si dhe të ruajtjes së kombit e atdheut. Në periudhën kohore për të cilën bëhet fjalë në këtë libër, populli ynë si dhe territori për të cilin flitet ka kaluar nëpër shumë pushtues.

Secili pushtues (regjim) që vinte, siç ishin “Mbretëria SKS”, “Serbia e parë”, “Bullgaria e parë”, “Serbia e dytë”, “Bullgaria e dytë” e më vonë “Jugosllavia Komuniste e Titos”, Fenë Islame dhe shqiptarët i shihnin si trupth të huaj, e shihnin si element të rrezikshëm, të cilin duhej luftuar pa mëshirë, në të gjitha mënyrat dhe format, duke e përbuzur dhe duke e përndjekur tinëzisht, duke e atakuar vazhdimisht përmes metodave më të liga, ashtu siç dijnë të bëjnë regjimet pushtuese , reaksionare – ateiste.

Kështu përmes biografive të Imamëve paraqitet gjendja e popullatës shqiptare të kësaj ane në ndërrimin e pushteteve –pushtuese. Në këto rrethana më së tepërmi e pësonte Feja Islame dhe imamët-hoxhallarët nga se ata ishin elita e popullit, ishin njerëzit më të shkolluar dhe ishin prijës të popullit. Andaj këtu nuk mungoi edhe përndjekja dhe terrori, sidomos ndaj prijësve fetarë e muslimanë. Kësisoj, qindra personalitete të fesë, intelektualë e patriotë u persekutuan, burgosën, maltretuan e besa disa prej tyre edhe u pushkatuan e likuiduan në mënyrat më mizore.

Përkundër të gjitha këtyre vështirësive, imamët e vërtetë, ata që kryenin detyrën e shenjtë me devotshmëri, që ishin të përkushtuar sinqerisht ndaj Allahut dhe ndaj kombëtares kurrë nuk ranë pre e kësaj propagande, vazhduan rrugën e tyre të vështirë por të lavdishme, përkundër represionit, kanosjeve, trysnisë dhe shtypjes barbare nga pushtuesi serbo-sllav.

Si prijës fetar dhe komandant i aradheve vullnetare të shqiptarëve që mbronin kufirin lindor me Serbinë ,duhet dalluar Mulla Idriz Gjilani i cili në një rast kishte deklaruar; “Kemi tri fe, por kemi një atdhe të përbashkët një gjak vëllazëror,një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut”.
Më tej përshkruhet edhe ajo se Imamët ishin të parët edhe në mbrojtjen e atdheut, jo rrallë here ishin prijës e komandant të aradhave të vullnetare në luftërat që janë zhvilluar në këto treva në mbrojtjen e kufirit lindor me Serbinë.

Kështu ndër ta duhet përmendur Mulla Idris Gjilanin, Myderis Haki ef. Sermaxhaj, Mulla Kadri Llashtica, Mulla Rizah Shurdhani, Mulla Ymer Berisha, Mulla Bajram Rashiti, Mulla Hysen Osmani, Mulla Hajrullah Rexhi , Mulla Musli Osmani, Mulla Riza Mareci e shumë të tjerë. Kështu ndër prijësit fetar në luftërat e bëra për mbrojtjen e kufirit me Sërbinë ishte Mulla Idris Gjilani, i cili asgjë nuk ia lente rastit andaj thoshte;”Porsa të jepet kushtrimi të vraponi në kufi …leni sillat dhe darkat e gostit e edhe kufomat mbi dhe, e ejani se kemi në rrezik Kombin, Atdheun dhe Fenë.”

Për këtë arsye shumë ulema – prijës fetarë e pësuan më së tepër nga regjimet pushtuese. Kështu nga 187 imamët për të cilët bëhet fjalë në këtë monografi rreth 80 për qind e tyre janë maltretuar, persekutuar, burgosur ndërsa 14 imam janë pushkatuar nga regjimet e ndryshme nëpër të cilën ka kaluar popullata e kësaj treve në periudhën e përmendur.
Imamët –hoxhallarët (shkruan autori), kanë qenë edhe pishtarë të shkrim-leximit në gjuhën shqipe dhe arsimimit të brezave të rinjë.

Hidromorava

Ata pasi që mësuan shkrim-leximin për veti nga mësuesit shqiptar(si;Malo Beci, Hasan Dylgjeri, Sali Elhyka, Halil Bejta, Sali Gjuka etj.) të ardhur nga Shqipëria në vitet e 40-ta, filluan të ligjëronin nëpër xhami predikimet e tyre në gjuhën shqipe dhe njëherit gjeneratave të reja ua mësonin edhe shkrim leximin në gjuhën shqipe. Disa nga të cilët edhe iu shmangën profesionit të hoxhës duke e vazhduar profesionin e mësuesit gjatë gjithë jetës si; Mulla Tefik Jakupi, Mulla Ferid Berisha, mësuesi Reshat Shaqiri e të tjerë.

Në një rast duke predikuar Hytben Mulla Idris Gjilani kishte deklaruar:”Sa i mirë dhe i kuptueshëm është KUR ANI kur ai shpjegohet në gjuhën shqipe, të cilën Zoti e zgjodhi për shqiptarët”.

Imamët kurrë nuk e kompromentuan profesionin e tyre të shenjtë por edhe çështjen e atdheut dhe të arsimimit në gjuhën shqipe dhe këto të tria kur nuk e lënë anash. Pjesa më e madhe e tyre kur nuk i duartrokiten asnjë regjimi pushtues,por gjithherë ishin dinjitoz në idealet e tyre fetare e kombëtare.

Gjatë periudhës mbi dy vjeçare të punës time hulumtuese pos shënimeve e dëshmive të marrura nga okularët (të cilat i verifikoja nga dy-tre e më tepër persona) Jam munduar dhe kam grumbulluar të dhëna dhe dokumente (sipas mundësive materiale) edhe nga Arkivat, ai regjional i Gjilanit, pastaj nga arkivi i KBI së Gjilanit, nga ai i Medreses “Medah” në Shkup si dhe nga Arkivi i Myftinisë së qytetit Bursa në Turqi.

Por përkundër kësaj kam pare dhe konstatuar se dëshmi,dokumente të kësaj lëmie ka fare pak apo nuk ekzistojnë fare sikur që nuk ekzistojnë edhe shënime për Fenë Islame dhe për imamët dhe punën e tyre ,në Arhivat e përmendura,sikundër që nuk kemi shkrime,artikuj e vepra- libra historike ,dokumentare për këtë lëmi tek ne.

Lexuesit mund të përfitojnë shumë njohuri nga leximi i këtij libri për Imamët tanë dhe kultivimin e Fesë islame nëpër periudha të ndryshme.

Libri “IMAMËT E”- GJILANIT 1912-2015monografi, është libër unikat i llojit të vet. Libri ka 344 faqe, me rreth 250 fotografi, është botuar në formatin B/5 me konstrukt të fortë dhe në kolor. Botimin e ndihmuan KBI të Gjilanit dhe Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri./rajonipress/