KKVITI

Ilir Tolaj, i rrezikshëm edhe në burg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ilir Tolaj, ka tentuar edhe nga burgu që ti ndalë hetimet për rastin e tij. Bëhet e ditur, se përmes disa familjarëve ish sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Tolaj, ka tentuar t`i ndalojë hetimet.

Në dosjen e siguruar nga KTV-ja, thuhet se Tolajt i janë përgjuar telefonat celularë, deri më 20 qershor, ditën ku edhe vet zoti Tolaj kishte kuptuar se ishin duke ju përgjuar telefonin.

Në bisedat telefonike, sipas dosjes së lëshuar nga prokurorja Maria Bamieh, theksohet se familjarët kanë tentuar që të paguajnë një shumë të madhe parash në lidhje që të ndërprehen hetimet.

Fundamenti

Prokurorja angleze Maria Bamieh ka finalizuar hetimet duke ngritur aktakuzë kundër Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt, Arbetina Pajazitit, Nexhat Shabanit, Ismet Hysenit, Hajrullah Fejzës, Zenel Kuçit, Bekim Fushës, Alban Thaçit, Basri Asllanit dhe Imer Ajetit për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore për Nexhat Shabanin dhe Ilir Tolajn, kërkim ryshfeti-përpjekje për të marrë ryshfet, evazioni fiskal dhe pengim i provave.

Tolaj është i përfshirë në shumicën prej aktakuzave. /Indeksonline/