Uji Dea

Ilir Deda: Në qershor presim të lëvizim pa viza

/ 2 minuta lexim

Deputeti, Ilir Deda, thotë se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ekziston hapësirë për tu marrë me çështje tjera konkrete.

“Me shpresë se ekziston mësim që tre vitet e kaluar të mos përsëriten më. Presim në qershor që qytetarët të lëvizin pa viza,” është shprehur Deda në emisionin Kontakt në TribunaChannel

Ai thotë se Kuvendi i Kosovës nuk i ka pajisjet për detektimin e gazit lotsjellës.

“Shpresoj që ka qenë hera e fundit që në Parlamentin e Kosovës është hedhur gaz,” deklaron Deda.

Sipas tij, VV e ka pas të qartë se demarkacioni të kalojë.

Fundamenti

“Nuk ka pas asnjë arsye politike dhe juridike të mos votohet demarkacioni.”

Deda vlerëson se më në fund BE pranoi se kufiri Kosovë-Mali i Zi është kufij ndërmjet dy shteteve.

“Unë e shoh si pozitive këtë gjë. Jo Kosovës me asteriks, por Republikës së Kosovës.”

Për të përmbyllur demarkacionin, sipas tij, Mali i Zi është treguar jashtëzakonshëm miqësor me neve.

Ai thotë se demarkacioni me Serbinë është edhe më i vështirë dhe se duhet të përfundohet deri në vitin 2022.