GRANDEMALL

Ilir Daja pas fitores ndaj Dinamo Zagrebit: Djemtë kanë shumë elemente pozitive, karakter dhe janë fitues

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes, duke i dhënë të gjitha meritat lojtarëve të tij për shpirtin dhe karakterin e treguar.

‘Timonieri’ Daja udhëhoqi Ballkanin edhe në fitoren historike ndaj Dinamos Zagrebit me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.

“Kemi bërë shumë histori sepse kemi dy vjet që po marrim pjesë në grupe, dhe performancat e duhura, kanë një emërues të përbashkët. Janë djemtë që kanë shumë elemente pozitive. Ulin diferencën për shkak të karakterit që tregojnë në fushën e lojës. Ata janë fituesit. Të gjithë bashkë po luftojmë për suksesin që e kemi”.

Mobi Casa

“Me ekipe si Dinamo natyrshëm se nuk mund të bësh një lojë kaq brilante sepse kanë goxha eksperiencë. Këtë lloj diference ne e zbusim dhe e ngushtojmë me faktin që jemi grup dhe të gjithë bashkë luftojmë. Luftojnë ata që janë në fushë, ata në bankinë dhe ne që jemi nga prapa”.

“Ne kishim studiuar kundërshtarin dhe pavarësisht rezultatin 2-0, është skuadër që duhet respektuar në maksimum për shkak të vlerave që ka”.

“Dinamo ka pikë të forta me disa lojtarë. Ne sollëm një mënyrë loje që pikat e forta të tyre t’i neutralizonim. Kjo është pozitive, por pa karakterin e lojtarëve që unë drejtoj, nuk do të mund t’i arrinim këto suksese”, ka thënë Daja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.