KKVITI

Ilaçi për heqjen e yndyrës nga gjaku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shkaku i mënyrës së shpejtë të jetesës, ushqimit aspak të shëndetshëm dhe mungesës së aktiviteteve fizike, yndyra e ngritur në gjak është sëmundje e së sotmes.

Nëse edhe ju vuani nga yndyra e tepërt në gjak, kjo është receta e duhur për ju. Nganjëherë te yndyra e ngritur në gjak mund të vërehen edhe shtresa të indit yndyror me ngjyrë të verdhë në formën e pllakave apo të njollave në kapakët e sipërm të syve, por edhe nëpër pjesë të tjera të trupit.

Nëse keni sasi të lartë të nivelit të yndyrës në gjak, ju sugjerojmë këtë ilaç, sepse u ka ndihmuar shumë njerëzve deri më tani. Ilaçin e përgatisni në mbrëmje, e pini në mëngjes.

Fundamenti

Merrni tre fiq të thatë dhe i “therni” mirë me një mjet të mprehtë prej drurit, e më pas fikun e hidhni në një kavanoz, ku paraprakisht keni vendosur 2 dcl uthull molle.

E të qëndrojë ashtu gjatë natës dhe në mëngjes hani fikun. Pjesën tjetër të uthullës së mollës mos e hidhni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, por natën tjetër mund t’i hidhni edhe tre fiq të tjerë, të përgatitura në të njëjtën mënyrë.

Ato 2 dcl uthull i përdorni për 7 ditë. Ditën e tetë ndërroni uthullën dhe shërimin e përsëritni edhe për shtatë ditë të tjera. Pra, shërimi zgjat 14 ditë.